26.2.09

“Ironia është arma ime!”


Republika e ka pyetur Arjonin si e vlerëson ai veten në një sistem pikësh nga 1-shi tek 100-a. Arjoni është përgjigjur se i jep vetes 40 pikë në inteligjence, 30 në bukuri dhe pjesën tjetër në humor. Më pas ai i ka bërë Bikes të njëjtën pyetje dhe përgjigjia e saj ka qenë 50 humori, 30 inteligjenca dhe 20 simpatia. “Simpatia, jo bukuria!” – ka theksuar ajo. Arjoni e ka pyetur nëse ajo e quan veten të bukur dhe ajo i është përgjigjur që jo.
Ndërsa përsa i përkiste humorit, Republika ka thënë se në shoqëri e mbajnë si tip që bën shumë shaka e sjellë humor aty ku nuk ka. Arjoni i ka thënë se këtë anë të saj nuk e ka demonstruar akoma, gjë që ajo e ka justifikuar me faktin se ndoshta nuk ka gjetur personat e duhur, apo u është ruajtur keqkuptimeve. “Ironia është një nga armët e mia!” – ka shtuar ajo duke i vënë në pah Arjonit se ironia e tij i dukej shumë kot.

No comments:

Post a Comment