28.2.09

Agoni: Gabova me Adelajdën!


Big Brother vendosi që personi që do largohet sot nga shtëpia e Big brother është Agoni ne bazë të numrit të votave që kanë marrë gjatë javës. Adela duke e kënaqur nga kjo gjë gjithashtu dhe banorët e tjerë. Pyetjes së Arbanës nëse ishin të mërzitur nga largimi i Agonit Qetësori i është përgjigjur se nuk kishin pse te mërziteshin përderisa ishin ato që e kishin nominuar. Pyetjes se pse ndoshta publiku jashtë kishte vendosur që Agoni të ishte personi që të dilte nga shtëpia ai e ka lidhur me raportin qe kishte krijuar me Adelajden dhe është shprehur se ndoshta kishte vepruar në mënyrë të gabuar me të.

Poli:E kam puthur Mimozën


Gjatë spetaklit të kaluar Mimoza ka mohuar faktin e të pasurit një lidhje jashtë shtëpisë me një ish-banorin e Big Brother, Polin. Mimoza ishte ndjerë keq për këtë gjë dhe në dhomën e rrëfimit është shprehur që ka gënjyer të gjithë popullin por janë rrethanat që e kanë shtyrë për të vepruar në këtë mënyrë pasi vëllai i saj nuk është në dijeni për lidhjen e saj me Polin dhe i druhet reagimit të tij. Arbana e pyet Polin i cili është i ftuar në studjo nëse e shikonte këtë gjë si strategji të saj për të mos u nominuar duke tërhequr vëmëndjen e meshkujve sidomos të Arjonit dhe Bjordit.Poli u shpreh se e shikonte si strategji të saj pasi para se të futej ajo në Big Brother e kishin diskutuar këtë gjë dhe kishin rënë dakort për të mos e bërë publike për arsyet e Mimozës. Ai thotë që nuk ka arsye deri në këto momente për të qënë xheloz për Mimozën. Poli shprehet i shokuar me deklarimin e Mimozës në dhomën e rrëfimit pasi ai kishte ardhur në studjo për të mbështetur strategjinë e saj pra, për të mohuar lidhjen e tyre.Përballë një fakti të tillë Poli pranon më në fund që ai dhe Mimoza janë puthur.

Agoni largohet nga shtepia


4 te kandiduarit jan ne kembe prane njeri tjetrit.2 prej tyre vazhdojne garen drej cmimi te madh edhe ata jane:Arjoni dhe Aida, te cilet bejne nje hap perpara edhe lehtesohen nga emocionet e forta qe i kishin perfshire.Tashme gjerat behen me te veshtira edhe me shume emocione per Adelajden, MISS-in e shtepise, edhe Agonin, i cili ne baze te sondazheve te bera ne shtepine tone ishte konkurenti me i votuar per tu largua me 43% te votave.

Arbana vazhdon me tej duke thene qe banori qe duhet te largohet eshte…Agoni.

Agoni pershendetet me banoret e tjere duke dal nga shtepia

Jeta e re e Erjoles

Pas daljes nga shtepia e Big Brother, Erjola ka ndryshuar teresisht jeten e saj. Ajo eshte ribashkuar me bashkeshortin e saj, Genti dhe tani jeton ne Tirane ne nje shtepi me qira.



“Nga Big Brother kalova nje eksperience shume te bukur. Spektakli ishte i paharrueshem per mua”, thote Erjola.

Por jo gjithcka ka shkuar mire, Erjola tregon per situaten e re te krijuar me prinderit e saj.

“Une bera nje zgjidhje time, por prinderit e mi, sidomos im ate nuk e pranuar kollaj. Dua t’u them atyre se kesaj radhe vertete po bej me te miren per familjen time dhe besoj se shume ndryshime pozitive do te kete me pas”, u shpreh me tej Erjola.

Jeta e re ne kryeqytet duket se ka nisur mire. Bashkeshorti i Erjoles ka nisur tashme pune dhe ish-konkurentja e Big Brother prêt te integrohet edhe ajo. Me pas me ta do bashkohet edhe vajza e cifit e cila aktualisht jeton me gjysherit ne Elbasan. Vajza e mitur ka nevoje per kujdes shendetesor dhe Erjola ja ka besuar nenes se saj.

Jeta e re e Erjoles

Bjordi:Mami je e mrekullueshme!


Mamaja e Bjordit ka vendosur ti bëj një surprizë duke u futur në shtëpinë e Big Brother. Ajo ka vendosur që është pikërisht ky momenti për ti lexuar letrën e shkruar nga babai i tij. Ajo i thotë që ka disa gjëra që ajo nuk ja ka thënë Bjordit për arsye se ai ka qënë shume i vogël dhe për të mos krijuar një imazh negativ për babain e tij. Ajo shton se babai e ka ndjekur dhe është penduar për shumë gjëra dhe se kur të dalë ai nga shtëpia gjërat mund të rregullohen. Me sy të përlotur ajo lexon letrën dhe i thotë që i vjen shumë keq që nuk ka patur mundësinë për ti qëndruar më shumë afër por, i është dashur të bëj dhe rolin e babait përvec asaj të nënës duke ju përkushtuar dhe punës .Mes lotëve ai e përqafon dhe i thotë që është e mrekullueshme.

Erjola: “E zhgënjyer nga Qetesori”


Erjola është banorja e parë e larguar dhe sonte ndodhet në studio. Arbana e pyet atë se si e ka kaluar këtë javë, jashtë shtëpisë së Big Brother. Ajo i përgjigjet se kjo ka qënë një javë me intensitet, me intervista të shumta, ka takuar njerëz të cilët edhe pse nuk i njihte i kanë përcjellë asaj komente mbi ditët që ka kaluar në shtëpi. Arbana e ka pyetur edhe mbi raportin në familje dhe se si kanë shkuar marrëdhëniet me prindërit e saj këtë javë. Erjola është përgjigjur se gjërat kanë filluar të shkojnë në rrugë të mbarë. Ajo ka treguar edhe për vajzën e saj e cila ndodhet në Elbasan tek familja e saj. Drejtuesja e spektaklit e ka pyetur edhe nëse i ka ndjekur banorët dhe se cfarë mendimi ka krijuar për ta tani dhe Erjola është shprehur se nuk i ka ndjekur shumë sepse ka qënë e zënë por, me aq sa ka parë ata i duken ndryshe nga sa i kishte njohur gjatë qëndrimit me ta në shtëpi. Arbana e ka pyetur se cili nga banorët e ka zhgënjyer me komentet e bëra pas daljes së saj dhe Erjola përmend Qetësorin. Arbana i jep mundësinë që ti shpreh këtë gjë Qetësorit por Erjola ka preferuar thjesht ti pershendesë të gjithë banorët dhe të mbajë rezerva duke thënë se ai dhe të gjithë banorët janë të tensionuar.

Gati për spektaklin


Banorët fillojnë të bëhen gati për spektaklin. Ata fillojnë të vishen e të bëjnë tualetin e nevojshëm për këtë natë. Të gjithë janë të emocionuar dhe për më tepër banorët që janë në nominim. Këta të fundit kanë bërë gati edhe valixhet. Vajzat ndihmojnë njeri-tjetrin në përgatitjet e fundit. Djemtë, pasi mbarojnë së u bëri gati, rregullojnë shtëpinë dhe kopshtin. Në përfundim, ata mblidhen të gjithë në dhomën e ndenjjes në pritje që të fillojë spektakli.

Agoni provon veshje gocash

Arjoni duke i vene kuroren

Pavlini mes lopeve

Agoni: Gabova me Adelajdën!


Big Brother vendosi që personi që do largohet sot nga shtëpia e Big brother është Agoni ne bazë të numrit të votave që kanë marrë gjatë javës. Adela duke e kënaqur nga kjo gjë gjithashtu dhe banorët e tjerë. Pyetjes së Arbanës nëse ishin të mërzitur nga largimi i Agonit Qetësori i është përgjigjur se nuk kishin pse te mërziteshin përderisa ishin ato që e kishin nominuar. Pyetjes se pse ndoshta publiku jashtë kishte vendosur që Agoni të ishte personi që të dilte nga shtëpia ai e ka lidhur me raportin qe kishte krijuar me Adelajden dhe është shprehur se ndoshta kishte vepruar në mënyrë të gabuar me të.

27.2.09

Sfida e Adit


Adi pyet Bjordin dhe Arjonin nëse do ta pranonin një sfidë ku ai, një mashkull 40-vjecar dhe më pak i pashëm se ata, deklaron se do të dalë nga kjo shtëpi me një të dashur. Adi u thotë atyre se ai i sheh si dy djem shumë simpatikë dhe që nesë do të mund të ishte në vend të tyre do e bënte me kënaqësi. Arjoni nuk e pranon këtë sfidë dhe i thotë se nuk mund t’i vërë femrat në këtë nivel, nuk mund t’i bëjë njerëzit për vete vetëm për lojë. Ai thotë se zakonisht i pranon sfidat dhe nuk trembet por, kjo ide nuk i pëlqen sepse dëshiron që një lidhje ta ketë në sajë të dëshirës, ndjenjës dhe jo për një bast. Edhe Bjordi nuk e pranon këtë sfidë dhe i uron Adit suksese nëse vërtetë do ta bënte këtë veprim. Adi i spjegon Bjordit se është vec një pyetje dhe jo një sfidë e vërtetë. Megjithatë djemtë e refuzuan sfidën e Adit.

Adelajda dhe Arjoni

Mimoza dhe Qetsori gjate lojes

Banoret dhe loja me shishe

Aida dhe Agoni ne lojen me shishe

Arjoni dhe Zhuljeta ne lojen me shishe

“E kam si vëlla”


Arjoni dhe Moza flasin për marrëdhënien e saj me Bjordin. Moza i shpjegon atij se Bjordin e sheh si shok madje, më shumë si vëlla. Arjoni e pyet nëse këtë gjë ja ka spjeguar edhe Bjordit. Ajo i tregon Arjonit se Bjordin e pëlqen shumë, ndoshta se është më i vogëli dhe më i urti. Arjoni i kujton se ai ka një moshë me të dhe se nuk është i vogël por, Moza thotë se i duket i vogël. Nga kjo shprehje ka filluar një bisedë mes tyre se sa vite diferencë preferon ajo në një lidhje. Moza thotë se nuk e ka problem diferencën e madhe në moshë madje se ka shokë që janë shumë më të mëdhenj se ajo. Arjoni i thotë se nuk i pëlqen kjo gjë.

“Loja me shishe”


Big Brother u ka komunikuar banorëve të shtëpisë se ata duhet të zhvillonin “lojën e shishes”, lojë ku nuk duhet të mungonte asnjë prej tyre. Ata duhet të uleshin në formë rrethi dhe në qendër të tij të vendosnin një shishe. Shishja do të rrotullohej nga të gjithë, me rradhë. Ajo do të shërbentë si një shigjetë, gryka e të cilës do të përcaktonte personin që do të bënte pyetjen, kurse fundi i saj personin që do të përgjigjej. Asnjë prej banorëve nuk mund të refuzonte të përgjigjej gjatë lojës dhe Vëllai i Madh do të vlerësonte me shumë vëmendje sinqeritetin në përgjigjet e tyre. Loja fillonte dhe mbaronte me rënien e gongut. Gjatë lojës banorëve iu desh të pyesnin e t’u përgjigjeshin një sërë pyetjeve mbi dashurinë dhe cfarë do të bënin në emër të saj, puthjen e parë, gjestet më romantike, “armët” e joshjes, tradhëtinë dhe arsyet që i kishin shtyrë në të, dëshira për të patur fëmijë, nofkat e secilit, momenti më i vështirë në jetë, etj, pyetje që nxirrnin në pah karakterin, preferencat apo këndvështrimet e gjithësecilit prej banorëve të shtëpisë.

Më mirë më njeh motra ime!


Një nga pyetjet në lojën me shishe, që organizuan banorët e shtëpisë së Big Brother, ishte se cili ishte personi që i njihte më mirë. Kësaj pyetjeje Qetsori iu përgjigj se personi që e njihte më mirë ishte motra e tij dhe ajo do ta përkufizonte Qetsorin “si një vëlla të madh të vërtetë”. Pas kësaj Aida e pyeti Qetsorin sesa e sigurtë ishte kjo përgjigje, nisur nga fakti që ai u kishte thënë se për ta mbrojtur në debatet në studio gjatë spektaklit, kishte zgjedhur shokun e ngushtë. Qetsori iu përgjigj se ishin dy gjëra të ndryshme. E njëjta pyetje për Bjordin, mori si përgjigje shokun e tij të ngushtë.

“Kam tradhëtuar nga kurioziteti!”


Një tjetër argument për të cilin kanë diskutuar banorët në lojën e tyre, ka qenë tradhëtia. Pyetjes së Aidës se nëse kishte tradhëtuar ndonjëherë, Pavlini iu përgjigj po, por nuk dinte të jepte një përgjigje nëse e kishin ose jo tradhëtuar. Sipas tij, në varësi të rrethanave, tradhëtia edhe mund të falej. Aida vazhdoi me pyetjen se cfarë e kishte shtyrë atë të bënte një veprim të tillë, gjë të cilës Pavlini iu përgjigj duke thënë se kishte dashur të provonte diçka që nuk e kishte provuar më parë, pra kurioziteti. Ai tha gjithashtu se nuk do t’ia kishte rrëfyer tradhëtinë e tij, personit që kishte tradhëtuar, me përjashtim të rastit kur do të ndihej në faj për atë që kishte bërë.

26.2.09

``Cilet deshironi te dalin nga shtepi e Bigbrother

``Erjola"


Jam habitur qe me kan quajtur llafazane.

“Ironia është arma ime!”


Republika e ka pyetur Arjonin si e vlerëson ai veten në një sistem pikësh nga 1-shi tek 100-a. Arjoni është përgjigjur se i jep vetes 40 pikë në inteligjence, 30 në bukuri dhe pjesën tjetër në humor. Më pas ai i ka bërë Bikes të njëjtën pyetje dhe përgjigjia e saj ka qenë 50 humori, 30 inteligjenca dhe 20 simpatia. “Simpatia, jo bukuria!” – ka theksuar ajo. Arjoni e ka pyetur nëse ajo e quan veten të bukur dhe ajo i është përgjigjur që jo.
Ndërsa përsa i përkiste humorit, Republika ka thënë se në shoqëri e mbajnë si tip që bën shumë shaka e sjellë humor aty ku nuk ka. Arjoni i ka thënë se këtë anë të saj nuk e ka demonstruar akoma, gjë që ajo e ka justifikuar me faktin se ndoshta nuk ka gjetur personat e duhur, apo u është ruajtur keqkuptimeve. “Ironia është një nga armët e mia!” – ka shtuar ajo duke i vënë në pah Arjonit se ironia e tij i dukej shumë kot.

“Jam femër e fortë”


Moza pyet Bjordin nëse vajzat që ai ka patur lidhje deri tani i ngjanin tipit të Liritës dhe Bjordi i përgjigjet se ishin dicka e tillë. Moza e përcakton këtë tip, si femra kullere por, Agoni i thotë se nuk quhen të tilla, quhen femra me karakter të fortë, kurse ajo është shumë e ndjeshme dhe feminile. Mozës nuk i pëlqen ky lloj përcaktimi për të dhe i thotë se i pëlqen ta ndjejë vetën femër e jo mashkull. Agoni i thotë sërish se nuk quhen meshkuj por femra të forta, që i përballojnë situatat dhe jo si shoqja e saj që vetëm qan. Moza e kupton se bëhet fjalë për Adelën dhe i thotë se nuk është si ajo, madje është një femër e fortë e që duron më shumë. Për Agoni sjellja e Adelës mund të jetë edhe thjesht për spektakël.

Në një lidhje


“Nuk më pëlqen të jem tip dominant por, dua që ai të më respektojë” ka thënë Moza gjatë bisedës së saj me Agonin dhe Liritën. Të tre kanë filluar të flasin se si duhet dhe se si sillen në marrëdhëniet në cift. Për Agonin është e pamundur që Moza të flasë për këtë temë, pasi ajo thotë se nuk ka patur asnjë lidhje deri tani, por ajo thotë se e njeh veten dhe tipin që ka. Lirita thotë se asnjëherë nuk e di se si do sillesh. “Nuk jam xheloze” ka shtuar Moza dhe Lirita i thotë se në fillim të gjithë kështu thonë, madje se edhe ajo njësoj si Moza mendonte më parë por, me kalimin e kohës ka ndryshuar mendim dhe ndihet dy-fish xheloze tani. Moza vazhdon të thojë se ka parë shumë cifte që i ndalojnë njeri-tjetrit shumë veprime dhe se kjo i duket e tepërt. Agoni vazhdon me idenë e tijë se ajo s’mund të flasë nëse nuk i ka provuar. Edhe Lirita mendon se edhe pse është tip xheloz, nuk i pëlqen që të kalojë në ekstrem.

Erjola: Jam habitur që më kanë quajtur llafazane

Punët e shtëpisë


Pasi janë zgjuar, larë, veshur e kanë pirë kafenë e mëngjesit kush në kuzhinë e kush në oborr, pjesa më e madhe e banorëve u janë futur punëve të shtëpisë. Kështu, Lirita, Pavlini e Arjoni kanë fshirë, Zhuljeta, Adelajda e Lirita po ashtu, kanë larë, Agoni ka shkundur tapetet dhe Dritani ka marrë pluhurat. Më pas ata janë ulur të pushojnë duke iu kthyer aktivitetit të tyre të përditshëm.

“Ku e pe inteligjencën e Tanit?!”

Republika, Aida dhe Adelajda kanë diskutuar në lidhje me Dritanin, duke marrë shkas nga një ëndërr e Bikes. Adelajda ka thënë për Dritanin se nuk beson se ai mund të dalë shpejt nga shtëpia, sepse mendon se ai është më i pëlqyer sesa Aida, Republika apo dhe ajo vet. Ajo ka thënë se e thotë këtë duke e vënë veten në vendin e publikut. “Kur thua publik, - i ka thënë Aida, - janë mendimet dhe dëshirat e tua!”. Adelajda ka vazhduar duke thënë se Tanin e sheh si shumë inteligjent e me karakter. “Ku e pe ti inteligjencën e Dritanit?” – i ka thënë asaj Republika, duke shtuar sëbashku me Aidën se cfarë ka ai që nuk e kanë ato. “Konkurent është ai që e nxjerr kokën, jo ai që rri fshehur!”- ka thënë Republika. Ndërsa Aida, në dukje me shaka, ka thënë se Tani mund të ishte inteligjent, por jo më shumë se ajo.

Bjordi tregon për të ëmën!


I pyetur nga Arjoni, Bjordi tregon se përpara se të largoheshin nga Shqipëria, e ëma e tij kishte patur probleme me shtetin, “me diktaturën”, pavarësisht se ai nuk e dinte saktësisht se cfarë. Më pas, kur kishin shkuar në Itali ajo e kishte nisur gjithcka nga zero, duke punuar e sakrifikuar shumë. Më në fund, ajo kishte arritur të hapte një bar. Rreth 1994-ës ata kishin fituar të drejtën për t’u pajisur me pashaportë italiane por ajo kishte refuzuar. Tani kishte arritur nivele shumë të larta dhe shoqërinë e kishte po ashtu të pozitave më të larta. “Mamaja ime është më burrë sesa shumë burra që njoh!”- është shprehur Bjordi referuar zotësisë së të ëmës. Arjoni, duke shprehur vlerësimin e tij, e ka pyetur nëse është e lidhur dhe e bukur e ëma e tij. Bjordi ka mohuar përsa i përkiste lidhjes së të ëmës dhe ka pohuar përsa i përkiste bukurisë së saj, duke i treguar Arjonit se ajo ishte bjonde, me sy bojëqielli. “Nuk e di pse e imagjinoja pikërisht kështu!”- është shprehur Arjoni.

“Në mars kam ditëlindjen!”


Duke shijuar diellin e mëgjesit në oborrin e shtëpisë, Bjordi i ka thënë Adit dhe Dritanit se në mars kishte ditëlindjen dhe mbushte 21 vjeç. Adi ka bërë shaka duke thënë se duhet ta ftonin edhe Tean (lopën) dhe Bjordi ia ka kthyer se nëse ishte shoqja e tij, mund ta ftonte. “Duroni, mos më nxirrni dhe për një javë” – ka thënë ai.

Jeta enigmatike e Zhuljetës dhe e vërteta e ngjashmërisë me Çiljetën


Nëse do dalë apo do qëndrojë në shtëpi, atë do ta mësojmë vetëm sot në mbrëmje në spektaklin “Big Brother”, sipas votimit të publikut, që ka nisur plot një javë më parë. Por gjatë gjithë kësaj jave, në blogjet e ndryshme në internet kanë filluar komentet në lidhje me dy të nominuarat e para nga pjesëtarët e tjerë të shtëpisë “Big Brother”, Zhuljetën dhe Erjolën.
Disa komentojnë se ajo që duhet të dalë nga shtëpia e famshme është Erjola, pasi e pret në shtëpi vajza e vogël në Fier, ndërsa të tjerë thonë se duhet të dalë nga shtëpia Zhuljeta, për faktin se nuk është vetvetja, s’është aspak aktive brenda shtëpisë.
Por për këtë le të presim. Zhuljeta e ka motivuar arsyen, se pse ka hyrë në këtë “reality show”, për të
fituar 70 mijë eurot, të cilat do t’i shpenzojë pastaj vetëm për qejf. Ne kemi gjetur disa foto të datës 15 nëntor 2008, ku Zhuljeta ka qenë e pranishme në “Sharm Fashion Party”, dhe ku është fotografuar, duke kërcyer e dëfryer me Lirio Nushin, një këngëtar të njohur. Për më shumë mund të shihni vetë fotot që po publikojmë, ku Zhuljeta ka të njëjtën pamje dhe model flokësh me të cilën e shohim në “Big Brother”, ndërsa shihet të jetë veshur me të zeza. Por faktin që ajo është një vajzë e hedhur dhe që e pëlqen shumë jetën e natës, e kanë pohuar dhe të njohura të saj, që nuk janë pak, për shkak edhe të tipit të saj jo shumë të qëndrueshëm. Disa prej tyre, të cilat ajo i ka njohur në këto ambiente, kanë pohuar se brenda shtëpisë, Zhuljeta është treguar e rezervuar për jetën e saj. E në fakt cila është ajo e vërtetë, që ka shfaqur shumë interes, cila ka qenë Zhuljeta e vërtetë para se të hynte në “Big Brother” dhe çfarë mund të
zbulohej në jetën enigmatike të vajzës 28-vjeçare me origjinë nga Dibra, rritur në Fier, që jeton në Tiranë,
dhe që ka ëndërr të jetojë përgjithnjë në Gjermani? “Ajo që po shohim në ekran është vajza e moderuar dhe që s’ka fare lidhje me Zhuljetën që e njohin të gjithë”, shprehet një nga të njohurat e saj, që nuk i pëlqen të identifikohet, për faktin se nuk do të ketë të bëjë me të. E çfarë fshihet pas Zhuljetës, tek e cila shumë persona kanë gjetur një lloj ngjashmërie në tiparet e këngëtares seksi Çiljeta Xhilaga?

Në fakt, këtë ngjashmëri ia kanë vënë në dukje edhe më parë. Ngjashmëria e saj me Çilin nuk është një
lojë, që ka nisur brenda shtëpisë “Big Brother”. Mikeshat e saj kanë pohuar se shumë thoshin se ajo ngjasonte me Çiljetën, madje dhe vetë këngëtarja e kishte dëgjuar se ekzistonte një sozi e saj, me emrin shumë të ngjashëm me të dhe që kishte një vëlla shumë të vogël me emrin Romeo, njësoj si i fejuari i saj. Por, janë interesuar të dyja, nëse kanë lidhje gjaku me njëra-tjetrën dhe e kanë vërtetuar se kjo është thjesht një rastësi. Dy vajzat nuk kanë asnjë lidhje farefisnore, edhe pse origjina e të dyjave është nga Dibra. Zhuljeta është rritur në Fier, ndërsa Çiljeta në Tiranë. Dhe një e përbashkët tjetër e tyre është edhe mania për të ndryshuar ekstremisht ngjyrën dhe stilin e flokëve, nga të verdha, të kuqe, pastaj të zeza, ose nga të gjata, shumë të shkurtra, dhe prapë të gjata. Tani po lëmë Çiljetën, dhe po merremi vetëm me Zhuljetën. Vetëm një vit më parë, ajo shkurtoi dy herë flokët, në stilin shumë shkurt dhe anash të shkurtuara zero. Gjithashtu, ajo vetullat i ka bërë tatuazh dhe vazhdon t’i mbajë ashtu, edhe pse ka më se dy vite, që shumë vajza janë penduar për vetullat e vizatuara, duke bërë operacione plastike për t’i hequr. Po Zhuljeta njihet për tip “strange”. Është një nga pesë vajzat e dy prindërve, që aktualisht jetojnë në një shtëpi me qera në zonën e Freskut në Tiranë. Një motër jeton në Greqi, një në Gjermani, një në Fier, dhe një në Tiranë. Nëse do pyesni për një shoqe të ngushtë të Zhuljetës, ajo nuk ekziston pasi nuk mban shumë shoqëri, madje dhe kur jetonte si studente me shoqe në një nga vilat pranë Qytetit Studenti. Përsa i përket veshjes, të gjithë që e njohin thonë që ajo vishej sa zyrtare, aq edhe sportive, ose i ndërthurte të dyja stilet. Jashtë shtëpisë e thërrasin Xhuli, ndërkohë që është tipi që në shumicën e rasteve frekuenton pubet e vetme. Është shumë impulsive, dhe që shumë vajza thonë se me të më mirë të mos kesh të bësh, pasi është tip i fshehtë. Madje ato që e ndjekin në “Big Brother” thonë se “është jashtë tipit të saj real, ende nuk ka zbuluar natyrën e vërtetë, pasi është shumë xheloze në marrëdhënie me meshkujt dhe impulsive”.
Në lidhje me dashurinë e saj thuhet se ajo ka pasur një të dashur nga Kosova, me të cilin nuk ekspozohej.
Në bisedat e saj, të vetmen dëshirë që shprehte vazhdimisht ishte jeta në Gjermani, ku ka jetuar më parë, por nuk ka mundur dot të mbyllë dokumentet. Nëse do të flisnim për pasione të saj, natyrisht që i pëlqen të jetë gjithmonë në lëvizje, ka pasion dhe tatuazhet dhe një të tillë e ka në gisht në formën e unazës. Asnjëherë nuk e kishte shprehur dëshirën për të hyrë në “Big Brother”, vetëm e kishte pohuar vazhdimisht se vitin e kaluar kishte qenë një ndjekëse e rregullt e reality show-t, dhe i komentonte vazhdimisht banorët. Përsa i përket punës së saj si operatore pranë Drejtorisë së Shfrytëzimit të Ambienteve, në
Sektorin e kolaudimit të makinave, thuhet se nuk i kërkohet orar. Por askush nuk do të flasë hapur për Zhuljetën. Të gjitha të njohurat e saj, që kanë pasur rastin të shoqërohen me të sadopak, pohojnë se nga ajo duhet pasur frikë, është e paparashikueshme dhe nuk mund t’i zihet besë kollaj.

"Nje ditje dola i treti

Agoni i tregon Republikës dhe Dritanit se kur kishte qenë më i ri, “Kur ende shikonte mirë larg”-ka qeshur ai, kishte marrë pjesë në Klubin e Qitjes në Kosovë. Ai ishte kualifikuar i treti. Më pas, ai, vendi i parë dhe i dytë, do të shkonin në Serbi, në garat e përgjithshme që zhvilloheshin atje. “Por ngaqë në atë kohë situata ishte pak delikate, nuk shkuam.”- ka thënë ai.

Republika

Aida dhe Arjoni

Adi dhe Pavlini